INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid dhe Tottenham sigurojnë kualifikimin, City i pandalshëm, ka shpresë për Napolin [FOTO]

Real Madrid dhe Tottenham sigurojnë kualifikimin, City i pandalshëm, ka shpresë për Napolin [FOTO]

Publikuar më: 23:47 21-11-2017

Ka përfunduar mbrëmja e parë e Uefa Champions League për këtë javë

Real Madrid fiton 6-0 në transfertën kundër APOEL dhe tashmë “Los Blancos” kanë siguruar kualifikimin.
Modric, Nacho dhe nga dy gola të Benzema e Ronaldo i kanë dhënë tri pikët Realit në një ndeshje që ka rezultuar shumë e thjeshtë për të besuarit e Zinedine Zidane. Me këtë sukses, Real Madrdi shkon në kuotën e 10 pikëve në Grupin H, 3 më pak se Tottenham.
Ndërkohë që skuadra angleze fitoi në Gjermani kundër Borussia Dortmund me përmbysje. Aubameyang shënoi në minutën e 31-të për Borussian, por Kane dhe Son përmbysën rezultatin në favor të Tottenham, përkatësisht në minutat 49-të dhe 76-të.
Tottenham dhe Real Madrid kalojnë për më tej, ndërsa Dortmund dhe APOEL mbeten në fund me nga 2 pikë.
Napoli ka marrë fitoren që i nevojitej përballë Shakhtar Donjeck, për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.
Skuadra e Eleseid Hysajt, i rreshtuar si titullar në krahun e majtë të prapavijës në këtë ndeshje, ka fituar me shifrat 3-0 përballë ukrainasve të cilët e kishin mundur 2-1 në takimin e luajtur në Ukrainë. Golat e erdhën vetëm në pjesën e dytë. Një kryevepër e Insinje dhe më pas Zielinski dhe Mertens bënë që ekipi i Napolit të merrte tri pikët dhe të rregullonte bilancin në sfidën direkte me Shakhtarin.
Por napolitanëve u duhet një ndihmë në ndeshjen e fundit nga Mançester Siti. Vetëm nëse ekipi anglez mund ukrainasit në sfidën e radhës, ata do të mund të kalojnë turin me një fitore edhe minimale ndaj Fejenordit. Sot anglezët fituan me rezultatin 1-0 ndaj Fejenord, falë golit të Sterling në minutën e 88 të ndeshjes duke ruajtur ecurinë perfekte me 5 fitore në po aq ndeshje të luajtura në grup.
Ja të gjitha rezultatet:

neshjet.png

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543