INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezultatet e dobëta të Argjentinës, Aguero tregon të vërtetat për...[VIDEO]

Rezultatet e dobëta të Argjentinës, Aguero tregon të vërtetat për...[VIDEO]

Publikuar më: 09:24 23-06-2018

Tashmë janë zhvilluar ndeshjet e dyta në grupin D dhe skuadra e Argjentinës ka treguar një nivel shumë më të ulët nga ajo çfarë pritej nga të gjithë.

Në ndeshjen e parë një barazim shumë i vështirë në shifrat 1-1 me Islandën dhe në ndeshjen e dytë një zhgënjim total përball Kroacisë ku u mundën 0-3.

Performanca e dobët e amerikano-latinëve mesa duket e ka një shpjegim pasi kjo nuk është aspak loja karakteristike që jemi mësuar të shikojmë nga argjentinasit.

Situatën jo të mirë e ka konfirmuar edhe Sergio Aguero, ylli i Manchester City-t, me një reagim domethënës ndaj pyetjeve për trajnerin Horge Sampaoli.

Gazetari e pyeti Agueron pas ndeshjes së Kroacinë se si komentonte fjalët e Sampaolit që shumë futbollistë nuk ishin përshtatur me planin e lojës.

“Të thotë çfarë të dojë” , ishte komenti i vetëm i sulmuesit para se të largohej, një sinjal i qartë se tashmë mes tij dhe trajnerit nuk ka mirëkuptim, ashtu siç përshkruhej prej kohësh në mediat argjentinase, ku e shohin Sampaolin gjithnjë e më të vetmuar dhe me ekipin që nuk ndjek udhëzimet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999