INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet obeziteti tek fëmijët shqiptarë, ja cila është mosha më e prekur

Rritet obeziteti tek fëmijët shqiptarë, ja cila është mosha më e prekur

Publikuar më: 13:10 10-06-2019

Obeziteti është shndërruar në një nga problemet me të cilin po përballet e gjithë popullsia e botës. Dhe një nga shqetësimet më të mëdha është obezitetit tek fëmijët. Ushqimet mënyra e jetesës konsiderohen ndër faktorët kryesorë që e kanë shndërruar obezitetin një faktor alarmant.

Edhe në Shqipëri sidomos në 10- vjeçarin e fundit shqetësim mbetet obeziteti tek fëmijët e moshës 8 dhe 9 vjeç.

Sipas të dhënave të ISHP-së rreth 22% e fëmijëve të kësaj grupmoshe janë në mbi peshë, prej të cilëve 10% janë obezë.

Një situatë të tillë Ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu e konsideroi një këmbanë alarmi dhe se duhet ndërmarrë menjëherë një plan kombëtar për mirëushqyerjen e fëmijët.
sink

Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyetjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve

Ndërkaq, fokusi sipas Ministres  do të jetë edhe tek ndryshimi i menuve në çerdhe dhe kopshte në gjithë vendin.

Sipas studimit të fundit demografik dhe shëndetësor nënvizohet se në 10 vjeçarin e fundit ka tregues të përmirësuar të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç.

Aktualisht vetëm 11% e femijëve janë të shkurtër për moshën (stunting) krahasuar me 19% që raportohej 10 vite më parë. Sipas studimit, vetëm 2% janë të dobët për gjatësinë e tyre krahasuar me 9% që raportohej në 2008.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.013444900512695
    array(1) { ["section"]=> string(76) "rritet-obeziteti-tek-femijet-shqiptare-ja-cila-eshte-mosha-me-e-prekur-95904" }