INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugëtimi i Dua Lipës drejt suksesit është histori frymëzimi! Ja 7 mesazhe që këngëtarja na ka dhënë të gjithëve [FOTO]

Rrugëtimi i Dua Lipës drejt suksesit është histori frymëzimi! Ja 7 mesazhe që këngëtarja na ka dhënë të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 17:35 30-10-2018

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të mira të momentit. Ky vit për të ka qenë viti i suksesit dhe jo më kot është shpalluar edhe si artistja më e mirë e vitit. Rruga e saj nuk ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë, por është hasur me shumë pengesa për të arritur këtu ku Dua është sot. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është refuzuar nga mësuesi i saj i korit dhe muzikes, i cili pretendonte se ajo nuk kishte talent për të kënduar. 

Por kjo nuk e ka ndalur Dua Lipën që ajo të hiqte dorë nga ëndrra dhe pasioni i saj për muzikën. Ajo i ka treguar atij, por edhe gjithë atyre që nuk besonin tek ajo, që ia doli dhe ka ku eshte sot si artistja e re më e mirë e vitit. Prandaj Dua Lipa shërben si frymëzim për të gjithë ne dhe ja cilët janë mësimet që ne kemi marrë nga ajo:

1.Beso në veten tënde

“Unë mendoj se është gjithmonë e rëndësishme që të besosh tek vetja edhe në momentet kur të tjerët nuk besojnë tek ty, thjesht puno fort dhe tregoju atyre që kanë gabuar”, është shprehur Dua Lipa gjatë një interviste.

2.Mos ndalo kurrë së ëndërruari

Dua Lipa është shpallur artistja më e mirë femër në çmimet Brit Awards dhe për të ishte një moment që nuk ka për ta harruar kurrë. “Është diçka që kam ëndërruar gjatë gjithë jetës, por kurrë nuk e kam menduar se do të ndodhte."

01DUALIPA-articleLarge-v2.jpg

 

3.Gjithkush do të haset me problem dhe vështirësi në jetë

Në moshën 15 vjeçare është shpërngulur vetë në Londër, ku krahas shkollës punonte në restorante, shitëse, klube dhe si babysitter. Pas përfundimit të shkollës, i është përkushtuar muzikës dhe i është dashur të punojë çdo ditë si artiste. Kontrata e parë ka ardhur vetëm pas suksesit të këngës “Hotter Than Hell”. Dua Lipa nëpërmjet eksperiencës së saj na tregon të gjithëve se përvojat e tilla në jetë nuk duhet të na demoralizojnë.

4.Të gjithë ne kalojmë ditë joproduktive

"Ka ditë që unë mund të shkruaj pesë këngë sepse jam vërtet e frymëzuar, por në ditët e tjera, nuk mund të shkruaj asgjë. Kjo nuk do të thotë dhe nuk përkthehet në diçka negative, por varet vetëm nga lloji i ditës”,është shprehur Dua. Pra është thjesht një ditë e keqe, jo një jetë e keqe.

Dua.png

 

5.Ndarja nga i dashuri nuk është fundi i botës

“I Don’t Give a Fuck” është një këngë ndarje, ku të është thyer zemra, por mesazhi që jep Dua Lipa është që kurrë mos e bëj pjesë të së tashmes, të shkuarën tënde.

6. Gjithashtu ylli i muzikës pop ka dhe rregullat e saj që të gjithë femrat e tjera duhet të ndjekin.

Për shembull: Mos ia hap telefonin ish të dashurit, pasi vetëm po të telefonon kur është i dehur dhe vetëm. 

Apo dhe që te mos bëhesh mikesha e tij.

7.Në një intervistë për Teen Vogue, Dua Lipa ka treguar dhe një rregull tjetër për të cilin tha: “Sinqerisht, bllokojeni atë në mediet sociale”.

 Duaaa.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0009608268737793
    array(1) { ["section"]=> string(122) "rrugetimi-i-dua-lipes-drejt-suksesit-eshte-histori-frymezimi-ja-7-mesazhe-qe-kengetarja-na-ka-dhene-te-gjitheve-foto-77108" }