INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa ka ndryshuar Elvana Gjata që nga klipi i parë i këngës “Të dy” me Tingullin Trent, deri tek “Ku Vajti” [VIDEO]

Sa ka ndryshuar Elvana Gjata që nga klipi i parë i këngës “Të dy” me Tingullin Trent, deri tek “Ku Vajti” [VIDEO]

Publikuar më: 22:45 24-06-2018

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila preferohet shumë nga publiku. Me zërin e saj të ëmbël njerëzit janë dashuruar që tek “Ethet e së premtes”, zë ky që do të kumbonte akoma më shumë disa vite më vonë.


Ajo së fundmi është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar, por ne sërish kemi nostalgji për Elvanën ‘e vogël’, e cila na bënte të kërcenim, por edhe të qanim nga këngët e saj. Klipet e këngëve të Elvanës mezi i prisnim sepse ai do të ishte më interesant se klipi i këngës së kaluar. Ajo gjithmonë njihet për shijen e saj të hollë dhe për stilin e veçantë. Vetëm para pak ditësh laçoi këngën “Ku Vajti”, e cila erdhi me një klip shumë interesant.


Ndikuar nga kjo këngë, ne kemi udhëtuar me makinën e memories tek klipi i parë i Elvana Gjatës që daton që në vitin 2006 dhe iu kemi hedhur një sy të gjitha klipeve që ajo ka realizuar deri më tani për të pare evoluimin e artit të saj.


Për më tepër ndiqni videon më poshtë postuar në Instagramin inlife.al

Article Logic
Execution time: 0.0021891593933105