INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Ballkanit, Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, të hapen negociatat

Samiti i Ballkanit, Rama: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, të hapen negociatat

Publikuar më: 12:55 26-02-2018

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Londër Kryeministri Edi Rama kërkoi që disa prej shteteve evropiane të jenë më të hapura për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat sipas tij i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Ai shtoi se nuk kërkohet anëtarësim por hapje të negociatave.

‘Do të ishte e rëndësishme që progresi të shoqërohet edhe me disa rezultate, është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat nuk e kuptoj  skepticizmin  nga disa  shtete të BE për këte hap, ne nuk kërkojmë të jemi anëtarë por të nisim negociatat. Kur vjen puna tek këto çështje si hapja e negociatave disa shtete duhet të jenë më të hapura me Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Shqipëria ka bërë shumë në reformën e drejtësisë edhe Maqedonia ka bërë shumë ndryshime. 

Ne kemi vendosur veten në linjë që të shtyjmë ndryshimet dhe kur bëhet fjalë për vendet tona është e thjeshtë të thuash krimi korrupsioni blab la bla por duhet thënë se të dyja shtetet kanë ndryshuar dhe ecur shumë, do të dija të shihja të njëjtën energji e përpjekje dhe nga shumë shtete të BE që nuk e kanë .Negociatat janë fundi i asaj që ishte e djeshmja. Nëse nuk keni para me ne ok por jeni më të hapur me ne dhe do të kemi një Evropë më të sigurt’ u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Londër Kryeministri Edi Rama u shpreh se ende mungojnë urat lidhëse në komunikimin me Bashkimin Evropian ndonëse në këtë pikë ka ndihmuar fakti që Bullgaria ka patur Presidencën dhe ndihma e kancelares Merkel.

Duke u ndalur tek infrastruktura kreu i qeverisë u shpreh se ndërtimi korridori  pas finalizimit do të jetë një pikë e rëndësishme për Ballkanin.

Ai shtoi se tashmë ky korridor ka nisur të ndërtohet sikurse në Serbi dhe në shtete të tjera. 

'Ne kemi bërë progres lidhur me bashkëpunim me njëri tjetrin ne besojmë se tregu i përbashkët do të ndyrshojë të gjithë zhvillimin në rajonin. Në anën tjetër ne kemi disa rrugë ku po punojmë dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.Tani po arrijmë një marrëveshje në turizëm me Serbinë cka do të jetë fitimprurëse për të dyja shtete. Sa i përket turizmit doja të thoja se ne kemi një ligj të ri i cili ka shumë avantazhe dhe jep shumë mundësi për të investuar' u shpreh Rama.

Kryefjalë e këtij Samiti ku po ashtu mbajtën fjalën e tyre edhe kryeministri Haradinaj si dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor ishte zhvillimi infrastrukturor dhe mundësitë që paraqet secili shtet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865