INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish shtrëngata shiu e vetëtima? Zbuloni si do jetë moti nesër e ditët në vazhdim!

Sërish shtrëngata shiu e vetëtima? Zbuloni si do jetë moti nesër e ditët në vazhdim!

Publikuar më: 20:53 24-06-2018

Kjo javë e fundit e qershorit do të mbyllet me shi. Ashtu siç ishte parashikuar, ditët e fundit të qershorit do të jenë me shi. Kështu që mos t’ju bëjë çudi nëse do të ketë sërish rrufe e shkreptima si mbrëmjen e së premtes. Temperaturat në kryeqytet do të variojnë nga 15radë minimalja në 24 gradë maksimalja.

Nesër, datë 25 qershor, në qarkun Vlorë pritet të ketë reshje mesatare dhe lokalisht intensive të cilat do të shoqërohen dhe me shtrëngata, ndërsa në shumicën e qarqeve të vendit, reshjet priten të jenë të dobëta dhe lokalisht mesatare.

Edhe në qarkun Kukës ato do të shoqërohen dhe me shtrëngata. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 26 °C

në vendet e ulëta: 16 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 19 °C

 

Article Logic
Execution time: 0.0041990280151367