INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e horoskopit që MEZI bien në dashuri!

Shenjat e horoskopit që MEZI bien në dashuri!

Publikuar më: 13:39 24-06-2018

Dashi

Që një dash të bjerë në dashuri duhet të ketë përballë një person me karakter të fortë e të vendosur. Zakonisht e vlerësojnë shumë maturinë dhe e bëjnë personin që duan qendrën e jetës së tyre. Kur dashuron një dash, e lë veten të lirë komplet.

 

Demi

Demat nuk vrapojnë pas dikujt në momentin që dashurohen, por e bëjnë kur ndihen të sigurt në atë marrëdhënie. Dashurohen lehtësisht kur ndihen në lartësinë e duhur me partnerin.

 

Binjakët

Binjakët tentojnë të përfshihen në një marrëdhënie vetëm kur janë të sigurt se ia vlen. Mund të bien në dashuri, por e pranojnë këtë gjendje vetëm kur të sigurohen se personi që duan do të hyjë në ritmin e tyre të jetës.

 

Gaforrja

Personat e kësaj shenje tentojnë ta mbajnë njërën këmbë nga mbrapa. Për shkak të ndrojtjes së tyre, u duhet shumë kohë të përfshihen në një marrëdhënie.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387