Bleona Qereti feston Krishtlindjet në shtëpinë e Donald Trump [FOTO]

Dec 25, 2016

Ndërkohë qe pjesa më e madhe e njerëzve i festojnë krishtlindjet me familjen e tyre, nuk ndodh kështu për Bleona Qeretin. Ajo ndodhet prej kohësh në Amerikë, atje ku po vijon edhe karrierën muzikore, dhe këto festa ishin të veçanta për të. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte organizuar një mbremje festive në shtëpinë e tij në Florida, dhe një ndër të ftuarat ishte edhe Bleona. Dhe sigurisht, ajo nuk mund të mos e shfrytëzonte këtë rast për të bërë disa “selfie” me Trump, madje kishte edhe privilegjin për të zgjedhur se kush nga fotot ka dalë më bukur.

“Gëzuar Krishtlindjet Zoti President Donald Trump. Gëzuar Krishtlindjet botë”, shkruan në një prej fotove në Instagram Bleona, ndërsa në një tjetër shkruan: “Duke zgjedhur se cila foto është me e mira”.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll