Kylie dhe Kendall, provokuese dhe "të çara" në mbrëmjen e Golden Globes [FOTO]

Jan 09, 2017

Ishte një goxha mbrëmje për motrat Jenner në natën e madhe të Golden Globe.

Kylie dhe Kendall u bashkuan për të krijuar një dyshe shpërthyese motrash. Dy bukuroshet u veshën me fustane të cilat kishin të shkruar fjalën “glamour” kudo. Flokët e kapura simbolizonin pamjen shumë finë që motrat Jenner kishin ndërmarrë, por natyrisht që nuk mund të mos ishin dhe pak provokuese. Ndryshe nuk do të ishin pjesë e klanit Kardashian-Jenner. Fustanet me të çarë në anë nxirrnin në pah këmbët tërheqëse të dy motrave shumë të përfolura të spektaklit. Por në rast se Kendall në pjesën e sipërme ishte treguar pak më e tërhequr, “vogëlushja” Kylie doli tërësisht në origjinë. Pjesën e bustit e kishte më të hapur duke treguar më shumë “lëkurë” se motra e saj dhe natyrisht më shumë gjoks.

kendall-kylie.jpg

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll