INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë në Gjermani, shqiptari masakron gruan në park

E rëndë në Gjermani, shqiptari masakron gruan në park

Publikuar më: 11:16 16-06-2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytezën Künzell në Gjermani. Një shqiptar 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij, duke e goditur me thikë në një park të qytezës. Mediat lokale raportojnë se gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital por nga plagët e marra nuk ka mundur t’i mbijetojë operimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në parkingun e makinave të premten pasdite. Pas aktit makabër kosovari u gjet në makinën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Më pas ai është arrestuar pa bërë rezistencë.

ngjarja_ne_gjermani.jpg

ngjarja_ne_gjemni_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877