INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do të luftojë SHBA rritjen e dominancës Kineze në teknologji

Si do të luftojë SHBA rritjen e dominancës Kineze në teknologji

Publikuar më: 14:01 02-08-2018

SHBA-të janë vendi që zhvilluan teknologjinë deri në nivelin ku është sot. Investimet e mëdha shtetërore janë ato që kthyen vendin në motorin botëror të zhvillimit të teknologjive të reja. Studimet kërkojnë fonde që të kenë sukses! Kompanitë private investojnë, por askush nuk ka luksin që të ketë buxhetin e shtetit.

Sot SHBA nuk po investon shumë tek shkencat e reja, por ama Kina po bën të kundërtën. Vendi komunist kërkon që të kthehet në një fuqi të madhe luftarake, prandaj kërkon të prodhojë çdo gjë brenda vendi dhe të mos ketë varësi nga askush. Kina përveçse po investon në projekte shtetërore, po ashtu po ndihmon dhe kompanitë e saj duke i dhënë falas sekrete industriale. Madje-madje ata kanë arritur deri aty sa të ushtrojnë presion ndaj kompanive amerikane që kanë dëshirë për të hyrë në tregun kinez, i cili dhe pse më i madh në botë nuk është ai që shpenzon më shumë.

Instagram Banner

SHBA duket se po kthehet prapë tek strategjia e vjetër. Kongresi kaloi dje një draft i cili do të japë 2 miliardë dollarë fonde për të zhvilluar kompjutera kuantikë. Tarifat ndaj produkteve kineze po ashtu janë një mënyrë për të mbrojtur kompanitë vendase si Apple apo Intel, por me çmimet e kompanive kineze tregjet e vendeve në zhvillim do të jenë përherë të hapura për to.

Sidoqoftë, për ne si Shqiptarë dhe për çdo vend të botës që thjesht kërkon që të blejë produkte, nuk ka rëndësi kush fiton garën, por ka rëndësi se kush na jep alternativën më të mirë. Konkurenca sjell zhvillim dhe kur shtetet janë të përfshirë, zhvillimi është dhe më i madh.

google_quantum.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.004641056060791