Ngrin Superiorja: 7 klube kërkojnë shtyrjen e rifillimit të kampionatit

Jan 10, 2017

Temperaturat e ulëta që kanë mbërthyer prej ditësh vendin mund të bëhen shkak për shtyrjen e ndeshjeve të kategorisë Superiore me një javë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se 7 prej klubeve kanë bërë një kërkesë zyrtare në lidhje me këtë çështje, gjë që do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj.

Faza e tretë e Kategorisë Superiore është parashikuar që të nisë në datën 21 janar, por nëse FSHF do të pranojë kërkesën e klubeve atëherë, skuadrat do të kenë një javë kohë më shumë për t'u përgatitur.

 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll