INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizon Stresi me deklaratën e tij: Do këndoja një këngë të Noizyt nëse...[FOTO]

Surprizon Stresi me deklaratën e tij: Do këndoja një këngë të Noizyt nëse...[FOTO]

Publikuar më: 22:40 27-01-2018

Stresi njihet për sherrin disavjeçar me Noizyn, sherr ky i cili shpesh herë ka marrë përmasa të mëdha duke tejkaluar kufinjtë e muzikës. Por kohët e fundit me sa kemi kuptuar, dy reperat e kanë lënë pas rivalitetin mes tyre, mirëpo në emisionin “Shiko Kush Luan”, Stresi është vënë me “shpatulla pas murit” mbrëmjen e sotme.  

Në njërën nga lojërat, Stresi u vendos përballë një pyetjeje të vështirë: Do të zgjidhje të këndoje një këngë të Noizyt apo të mos dëgjohej më asnjë këngë e jotja? Kjo ishte pyetja që Stresi iu përgjigj duke thënë se po i surprizon të gjithë.

“Po ju surprizoj! Po them që “Po”, ishte përgjigjja e tij.

Një tjetër pyetje e vështirë ishte edhe ajo nëse do të kishte mundësi të shpëtonte vetëm një njeri, kë do të zgjidhte, mamanë apo të dashurën.

Stresi u përgjigj duke zgjedhur “mamanë”.

tres.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0041310787200928