INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ia ndan sytë Kim Kardashian [VIDEO]

Takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ia ndan sytë Kim Kardashian [VIDEO]

Publikuar më: 11:02 15-06-2019

Show girl Kim Kardashian i vodhi të gjithë vëmendjen presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë. Kardashian iu bashkua presidentit për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu dhe të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri.

“Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian.

Ndërsa Presidenti Trump tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe mbështetje për ish të burgosurit.

Por mesa duket as Donald Trump, nuk është imun ndaj të pamjes së Kim Kardashian. Fotografët e pranishëm në takim kanë shkrepur disa foto ku duket qartë se Trump i ka hedhur një sy të pasmeve të saj duke e parë me admirim.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.004878044128418
    array(1) { ["section"]=> string(76) "takim-ne-shtepine-e-bardhe-trump-nuk-ia-ndan-syte-kim-kardashian-video-96297" }