INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i përbashkët Thaçi-Mogherini-Vuçiç në Bruksel

Takimi i përbashkët Thaçi-Mogherini-Vuçiç në Bruksel

Publikuar më: 18:26 24-06-2018
Ashtu siç ishte parashikuar, po zhvillohet takimi i përbashkët ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Më herët, Mogherini kishte takuar secilin nga dy presidentët Thaçin dhe dhe atë serb Vuçiç. 
Kështu, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe mbahet zyrtarisht sot në Bruksel. Takimi ka nisur në mbasdite dhe për herë të parë, në këtë takim diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871