INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dashuruar më shumë se kurrë! Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë kaluar së bashku natën e ndërrimit të viteve [FOTO]

Të dashuruar më shumë se kurrë! Justin Bieber dhe Selena Gomez kanë kaluar së bashku natën e ndërrimit të viteve [FOTO]

Publikuar më: 21:18 03-01-2018

Të gjithë fansat e prisnin një rikthim të Selenës dhe Justin e para pak kohësh ndodhi. Mirëpo pas ribashkimit të tyre, u përfol sërish për një ndarje të çiftit pasi ata nuk i kaluan Krishtlindjet së bashku. Por nuk qenka e vërtetë.

Justin Bieber dhe Selena Gomez e kanë kaluar Vitin e Ri së bashku në Meksikë. Sipas “E!”, ylli i popit ka marrë me qira një vilë afër asaj të Selenës, e cila u rikthye pas Krishtlindjve të cilat i kaloi nën shoqërinë e disa miqve. Justin iu bashkua asaj më 31 dhjetor, ndërsa të dy kanë kaluar disa orë të qetë në plazh duke parë fishekzjarret.

Sipas një burimi të “E!”ata ishin veshur në mënyrë Casual, ndërsa kanë festuar ardhjen e vitit të ri dhe kanë shijuar fishekzjarret.

Pasi festuan Vitin e Ri ata janë kthyer sërisht në Los Angeles me një jet privat së bashku me disa miq. 

bashk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479