INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të papunët shqiptarë me sytë nga Zvicra[VIDEO]

Publikuar më: 10:36 24-05-2018

Numri i të papunëve në Shqipëri është me mijëra po zyrat e punë ofrojnë shumë më pak variante se kërkesat. Mbi 40 mijë është numri i punëkërkuesve të papunë, në një kohë që vendet e punës nuk kalojnë shifrën 10 mijë. E më e keqja është se shumica e të papunëve nuk kanë kualifikimet e nevojshme për kërkesat e tregut të punës. Në listat e të papunëve ka dhe persona që qëndrojnë me vite në pritje. Po shumë nga të zhgënjyerit kanë provuar shansin dhe jashtë vendit. Kryesisht trendi anon nga shteti Gjerman, ndërsa për punë sezonale vijon të mbajnë rekord Italia dhe Greqia. Shqiptarët gjatë verës i drejtohen këtyre shteteve më shumë për punë në bujqësi dhe për hoteleri-turizëm. Së fundmi dhe një tjetër shtet po vuan mungesën e punonjëve në një kohë që vende punë ka me shumicë. Bëhet fjalë për Zvicrën, pasi të dhënat e fundit flasin se firmat zvicerane kanë më shumë vështirësi të sigurojnë punonjës të kualifikuar.

Madje është bërë dhe një parashikim dhe rezulton që dixhitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të madhe do të krijojë probleme në Zvicër. Ky shtet ka mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.
Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi, pra më shumë profesionistë. Kështë raporton Agjencisia e rekrutimit Adecco dhe Universiteti i Zyrihut.
Në tre mujorin e parë të këtij viti Zvicra kërkon këshilltarë për taksa apo politika të trustit, inxhinierë, mjekë, infermierë dhe farmacistë, IT, juristë, mësues dhe punonjës për menaxhim dhe shërbime publike.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582