Qyteti i Matit është tronditur pak minuta më parë nga disa të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat ka humbur jetën 1 person ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Viktima është Mentor Hoxha punonjës bashkie, ndërsa raportohet se 2 nga të plagosurit janë Arstrit Hani dhe Erzen Aliaj.
Punonjësit e bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli të Matit për të zgjidhur një konflikt pronësie në një lagje. Ata ishin duke drekuar kur u qëlluan me armë zjarri nga një person.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes nga ku po punohet për zbardhjen dhe kapjen e autorit.