Nëse jeni artist 2D apo kompozoni muzikë për lojra, ky lajm është për ju [FOTO]

Aug 11, 2017

A je artist 2D? A të pëlqen të kompozosh muzikë për lojëra? A dëshëron të marrësh pjesë në një festival ndërkombëtar lojërash? Atëherë, eja në GameArtCollection!

Na dërgo kërkesën për pjesëmarrjen tuaj në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. deri ditën e Hënë dt 2 Tetor 2017! Mundet që krijimi yt të prezantohet në ekspozitën GameArt që do të organizojë Sekretariati I Përgjithshëm I Informimit dhe I Komunikimit në AthensGamesFestival!

Aktiviteti I pare GameArtContest (GAC) u organizua vjet, në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut (DhETh, 10 – 18 Shtator 2016). Numri I pjesëmarrësve arriti në 166 dhe organizatori, Sekretariati I Përgjithshëm I Informimit dhe Komunikimit I Ministrisë së Politikës Digitale, të Telekomunikacioneve dhe Informimit, vendosi se ka ardhur momenti që ky event të zërë vendin që meriton: GameArtContest bëhet GameArtCollection dhe shkon në AthensGamesFestival, 27 -29 Tetor 2017, në qëndrën e ekspozitave të Helexpo, në Marusi. Për tre ditë me rradhë, artistë që kanë si objekt të krijimtarisë së tyre zhvillimin e lojërave dixhitale, do të marrin pjesë në një ekspozitë që I kushtohet krijimtarisë dhe fantazisë të artistëve 2D dhe të muzikantëve nga e gjithë bota.
Ashtu si edhe vjet, përzgjedhja e veprave që do të ekspozohen në AthensGamesFestival do të bëhet prej një komisioni të veçantë ekspertësh, me kriter përsosmërinë teknike të veprave, origjinalitetin dhe mënyrën krijuese të trajtimit të tematikës së ekspozitës.

Tema e Game Art Collection 2017
Superheronjtë e Greqisë
Supermeni është nga Kansasi. Batmani nga GothamCity. Spiderman është nga New Yorku. Cilët do të mund të ishin superheronj në Greqi? Nëse do të krijonim Action-adventuregame tonin, tip Batman: ArkhamAsylum, kush do të ishte heroi dhe kush do të ishte personazhi negativ? Kush do të ishin superfuqitë që do të zotëronin? Si do të ishte përplasja midis tyre? Kush do të ishte muzika që do t’ i përshtatej?

Udhëzime:
• Të gjithë pjesëmarrësit duhet të paraqesin vepra origjinale dhe të pabotuara më parë ( të mos jenë botuar në asnjë mjet informimi – revistë, gazetë, blog, socialmedia, website etj- deri në mbarim të afatit të dorëzimit të kërkesave për pjesëmarrje) dhe t’u takojnë njërës prej dy kategorive të sipërpërmëndura (2D, muzikë).
• Çdo pjesëmarrje dërgohet vetëm nëpërmjet postës elektronike (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. )
• Çdo kandidat mund të paraqesë deri në dy vepra
• Çdo pjesëmarrje do të duhet të trajtojë në mënyrë krijuese tematikën e ekspozitës, dhe në një mënyrë të tillë që të mos cenojë bindje politike apo fetare.
• Çdo pjesëmarrje 2D art duhet të dërgohet në formë të botueshme (analizë ose rezolucion të lartë, 300dpi,Jpeg) në format 50x70 ose 70x50. Veprat 2D duhet të jenë të realizuara në kompjuter (të paktën në masën 90%), dhe t’i referohen softwer të përdorur (photoshop, krita,corelpainter etj).
• Çdo pjesëmarrje me temë muzikore duhet të jetë në formën WAV ose MP3 320 kbps dhe të ketë kohëzgjatje minimale 30 sekonda.
• Çdo pjesëmarrje duhet të përmbajë emrin e krijuesit dhe titullin e veprës.
• Pjesëmarrësit do të vlerësohen prej një komisioni që do të ngrihet pikërisht për këtë qëllim. Dymbëdhjetë pjesëmarrësit që do të përzgjidhen për çdo kategori ( në total 24) do të marrin pjesë në ekspozitën AthensGamesFestival 2017. Në rast se një prej kategorive nuk do të sigurojë numrin e domosdoshëm të pjesëmarrësve, do të kompesohet në mënyrë analoge kategoria tjetër.

gac-logo-new-web.png

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll