INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmet në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Shtetit Tillerson

Tërmet në Shtëpinë e Bardhë, Trump shkarkon Sekretarin amerikan të Shtetit Tillerson

Publikuar më: 15:39 13-03-2018

Presidenti i SHBA trazon sërish politikën dhe administratën e tij .

Ai ka shkarkuar nga detyra Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Ky i fundit u zëvendësua nga shefi i CIA-së Mike Pompeo. Ndërsa në krye të CIA-s për herë të parë vendoset një grua, ajo është Gina Haspel. Në një postim në tëitter kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Tillerson ish shefi ekzekutiv i Exxon Mobile  bëri një detyrë të shkëlqyer gjatë një viti punë.

Mediat amerikane shprehen se Trump nuk i pëlqente gjuha e trupit që Tillerson shprehte gjatë takimeve diplomatike.

Po ashtu mediat raportojnë se Trump kishte mosmarrëveshje me diplomatin lidhur me bisedimet me Korenë e Veriut dhe raportet me shtetet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0045371055603027