INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

The Guardian reportazh për Tiranën! Të gjitha rrugët bashkohen në një pikë…[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:18 30-10-2018

The Guardian ka realizuar një reportazh shumë të detajuar për ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti ynë Tirana. Që në titullin Tirana do të bëhet, Kaleidoscope Metropolis duket optimizmi se kryeqyteti shqiptar do të bëhet më funksional dhe i bukur. Pra me pak fjalë të gjitha rrugët do bashkohen në një pikë dhe bëhet fjalë për disa qendra të tilla. Me tej në shkrim flitet për një Tiranë të çrregull pas diktaturës të mbytur nga makinat, por që sot po transformohet nga një Kryetar Bashkie i shkathët si Erion Veliaj. Që sipas artikullit fjala më e keqe që mund të thuhet për të është i shkathët. Më tej në reportazh flitet për historinë qindravjeçare të qytetit të Tiranës dhe mbi mbijetesën pas disa pushtimeve nga ato otomane deri në fund tek ato të nazizmit. Ndërsa më pas flet për Veliajn se si në 2015 fitoi zgjedhjet dhe se si sot ai po krahasohet me kryebashkiakët më të lakuar në Europë atë të Barcelonës dhe Romës. Në zemër të shkrimit flitet dhe për një sërë projektesh që ka ndërmarrë kryebashkiaku që sipas The Guardian falë tyre i është dhënë fund kaosit urban dhe ndotja e ajrit po ulet për shkak të mijëra pemëve të reja që janë mbjellë.
Në artikull veçohet dhe projekti: Tirana 2030, që vlerësohet si një ‘afresk’ metropolitan dhe po shihet si një Atlas i përbërë nga 13 projekte strategjike me pesë sisteme: Natyra, infrastruktura, qyteti, bujqësia dhe uji. Më pas shkrimi vlerëson dhe sheshin Skënderbej, korsitë e biçikletave, këndet e lojrave, terreneve sportive, inkurajimin që Erjon Veliaj ju bën qytetarëve për mbjelljen e sa më shumë pemëve në raste festash apo përkujtimoresh.

guardianok.jpg

veliajok.jpg

lodra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021741390228271