INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Sun: Messi afër Manchester City

The Sun: Messi afër Manchester City

Publikuar më: 09:45 13-10-2017

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi po konsideron seriozisht një ‘fillim të ri’ me skuadrën e Manchester Cityt gjatë verës së ardhshme.5 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, pasi argjentinasi po zvarrit rinovimin me katalanasit, shkruan tabloidi britanik, “The Sun”. Sipas këtij tabloidi, Messi është duke menduar mundësin që të bashkohet me Pep Guardiolën tek Manchester City. Sipas raportimeve të fundit Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit. Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas situatës për referendum në Katatoni. Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë sterlina për nënshkrimin e kontratës. Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë sterlinash në javë dhe një kontratë 5-vjeçare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046670436859131