INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trajneri i kombëtares me dorë të hekurt për ata që refuzuan Shqipërinë, flet edhe për Ansi Agollin

Trajneri i kombëtares me dorë të hekurt për ata që refuzuan Shqipërinë, flet edhe për Ansi Agollin

Publikuar më: 16:33 19-03-2018

Trajneri i kombëtares kuq e zi doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të folur për miqësorën kundër Norvegjisë. Ai u përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mendimi i tij për lojtarët që nuk kanë zgjedhur kombëtaren shqiptare.

“Ata nuk kanë bythë të bëjnë zgjedhje. Pyesin familjarët më pas vendosin. Kam djem dhe lojtarë të shkëlqyer dhe, nëse mua më thonë “jo”, ata nuk vijnë më në Kombëtare. Nuk më duhen lojtarë, të cilët nuk kanë by*** të luajnë”- deklaroi Panucci.

Me këtë deklaratë trajneri Italian u ka mbyllur njëherë e përgjithmonë dyert e kombëtares, lojtarëve që kanë refuzuar Shqipërinë. 44-vjeçari foli edhe për mosgrumbullimin e dy herë radhazi të kapitenit, Ansi Agolli.

“Në shtator Agolli mbush 36 vjeç, në momentet që fillojnë eliminatoret zyrtare, ne do të mendojmë për zëvendësuesit. Kam folur me Agollin dhe i kam përcjellë faktin, që në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë. Duhet të jem shumë i qartë në atë që po ju përcjell. 36 vjeç kur fillojnë eliminatoret dhe 38 vjeç kur luhet eliminatoret. Është një profesionist shumë serioz. Do kisha dashur ta trajnoja kur ishte 28-vjeç. E ndjej obligim për të kërkuar diçka tjetër, për veç faktin e moshës që është 36 vjeç”- tha tekniku i kombëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551