INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trukimet e Skënderbeut, reagon për herë të parë presidenti Ardjan Takaj

Trukimet e Skënderbeut, reagon për herë të parë presidenti Ardjan Takaj

Publikuar më: 18:45 17-02-2018

Në lidhje me njoftimin e UFA-s, për kërcenëimet ndaj inspektorëve që po jetojnë rreth çështjes “Skënderbeu”, ka reaguar me një qëndrim zyrtar në faqen e klubit edhe presidenti Ardjan Takaj. Sipas numrit një të skuadrës korçare, akuzat do të rrëzohen një e nga një deri në instancat më të larta gjyqësore, sportive apo penale.

“Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu! Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa, ndaj, në emër të Klubit të Futbollit “Skënderbeu” kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe një herë organet ligjzbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarjeje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që përfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrëzohen një e nga një dhe, nëse do të jetë e nevojshme, deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të realizuar objektivat sportive të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.”

Me respekt

Ardjan Takaj

President i KF Skënderbeu.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602