INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza kujdes: Markat e buzëkuqëve që duhen shmangur me patjetër!

Vajza kujdes: Markat e buzëkuqëve që duhen shmangur me patjetër!

Publikuar më: 15:35 15-06-2018

Nëse rregullisht kontrolloni etiketat e ushqimeve, a keni menduar ndonjëherë të kontrolloni etiketat e produkteve kozmetike? Deodorante, shampo dhe produkte të tjera të kujdesit personal zakonisht nuk përmbajnë listën e plotë të përbërësve. Janë disa marka kozmetike të cilat duhen shmangur.

Sipas "davidwolfe.com", kompanitë që prodhojnë kozmetikë dhe produkte të tjera të kujdesit personal fitojnë miliarda dollarë çdo vit nga konsumatorët. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk kërkon ndonjë testim të detyrueshëm për këto produkte, para se të dalin në treg.

Por ka shumë marka që përdorin përbërës kimikë te këto produkte. Nëse ju jeni të kujdesshëm me ushqimin tuaj, me pijet dhe produktet e pastrimit të shtëpisë, duke shmangur toksinat, këtë gjë duhet ta bëni edhe me produktet kozmetike.

Një grupim mjedisor në Kanada “Defense Environmental” ka testuar 49 artikuj të ndryshëm kozmetikë. Ata gjetën se shumë prej tyre kishin ndotje serioze me metale të rënda, 51% përmbanin ‘cadmium’, që është një material i njohur kancerogjen, ndërsa 20% arsenik.

Sipas këtij grupimi, ekspozimi ndaj këtyre elementëve mund të rrisë rrezikun e kancerit. Sipas këtij grupimi, disa nga buzëkuqët që duhen shmangur me çdo kusht janë ato të markave, Nars “Semi-Matte” (# 1005 Red Lizard), (# 1009 Funny Face) “Covergirl” (# 580 Ruby Remix), Stargazer Lipstick (# 103c), Sonia Kashuk Luxury Lip Color (# 27 Mauvey).

Ndërsa markat që ishin të sigurta për t’u përdorur ishin: Coastal Classic Creations, W3ll People, Maia’s, Organic Infused, Bella Mari, Isoi Bulgarian Rose, Rejuva Minerals.

Article Logic
Execution time: 0.0044460296630859