INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza shmangni vuajtjet! Këta janë 5 tipet e meshkujve, të cilët nuk duhet të lidheni KURRË

Vajza shmangni vuajtjet! Këta janë 5 tipet e meshkujve, të cilët nuk duhet të lidheni KURRË

Publikuar më: 19:44 16-02-2019

Kur bëhet fjalë për lidhjet, të gjithë femrat ëndërrojnë për mashkullin perfekt. Edhe pse kjo është një gjë e vështirë, pothuajse një mision i pamundur, revista “Elle” sjell 5 tipet e meshkujve që duhet të mbani larg, nëse vërtetë doni të keni një lidhje të shëndetshme me mashkullin që keni ëndërruar.

1. Tipi “Ku është përqafimi im?”
Ky lloj përqafimi zgjat më shumë seç duhet, duke krijuar kështu situata të sikletshme dhe të pakëndshme. Askush nuk preferon të ndajë një veprim kaq intim me dikë që sapo e ka njohur.

2. Tipi “Më fal, më zuri gjumi”
Kur je duke u njohur me dikë, mendon se çdo gjë është duke shkuar në mënyrë perfekte deri në momentin që gjërat ndryshojnë, çdo bisedë kthehet në justifikim dhe pastaj vjen shprehja e njohur: “Më fal, më zuri gjumi”. Edhe pse është e kuptueshme që dikush të jetë i zënë gjatë ditës, dikush që ka interes për ty, do e gjejë gjithmonë mundësinë.

3. Tipi që gjithmonë shkruan “A je zgjuar” në orët e vona
Të gjithë e njohin tipin me pyetjen “a je zgjuar”, pasi e kanë takuar të paktën një herë në jetën e tyre. Ky mesazh, tregon vërtetë se romanca ka vdekur dhe nuk duhet shumë për ta kuptuar. Zakonisht, ky është tipi i mashkullit i cili nuk bën asnjëherë plane konkrete me ty gjatë ditës dhe të shkruan në orare të papërshtatshme.

4. Tipi “sarkazma nuk përkthehet në tekst”
Kur vjen puna tek sarkazma, ose je i mirë ose nuk të jepet fare. Në fazat e para të njohjes, është shumë e vështirë që t’i tregosh atij sensin tënd të humorit, sidomos nëpërmjet mesazheve. Padituria e tij dhe deklaratat e pasakta janë ato çfarë ai quan humor, dhe më pas mërzitet kur ju “nuk i kuptoni” shakatë.

5. Tipi që dërgon gjithmonë foto të papërshtatshme
Po, të gjithë e dimë që ekziston një i tillë. Bëni mirë që ta mbani atë sa më larg të jetë e mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059