INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vakt ushqimor në shkolla, projekti pilot nis në Korçë, çfarë përmban

Vakt ushqimor në shkolla, projekti pilot nis në Korçë, çfarë përmban

Publikuar më: 15:12 16-10-2018

“Vakti ushqimor, nëpër shkolla nuk duhet të jetë më një vakt që sigurohet nga ambulantët e pakontrolluar, por do të hapen kantinat ushqimore me ushqim të kontrolluar dhe me menu enkas për ta”, kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në kantinën ushqimore të një shkolle 9 vjeçare të qytetit të Korçës.

Shkolla “Mësenjëtorja e Parë Shqipe” është shkolla e parë shqiptare, por që do të bëhet dhe shkolla e parë, që do të implementojë këtë projekt.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, Niko Peleshi i shoqëruar nga kryetari i Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Fillo, kanë qenë të pranishëm gjatë orës së konsumimit të ushqimit për nxënësit e shkollës, sipas një menuje të përgatitur enkas për ta.

“Duam që të rritim sigurinë ushqimore në vend duke filluar nga fëmijët. Sepse natyrisht bëhet fjalë për shëndetin e tyre, bëhet fjalë për një të ardhme më të sigurtë nga pikëpamja ushqimore. Do t’i ndalojmë, do t’i largojmë të gjithë ambulantët nga oborret e shkolla, nga territoret e shkollës dhe do të hapim brenda shkollave ambiente të pastra me ushqim të kontrolluar. Menuja e kantinës ushqimore është një menu e konfirmuar, e kontrolluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të ndiqen në zbatim” nënvizoi Peleshi.

Projekti i kantinave ushqimore do të shtrihet gjatë javëve të ardhshme dhe në tri shkolla të tjera të këtij qarku, dhe do të vijojë në muajin Nëntor në qytetin e Elbasanit, Tiranës, duke u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121