INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili, krimi fitoi mikun e tij Ramën

Vasili, krimi fitoi mikun e tij Ramën

Publikuar më: 11:11 26-10-2017

Petrit Vasili i LSI, shkruan sot se me votimin kundër arrestimit të Saimir Tahirit, krimi e fitoi publikisht Ramën dhe se Shqipëria është pa kryeministër.

"Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorancës së Rilindjes. Ky votim është një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin,që ka derdhur tonelata të tëra morali, hipokrizie dhe dengla puritanizmi në publik e kudo gjetkë. Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shumë të qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hysmeqar te krimit, të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor. Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë," përfundon Vasli.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885