INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Prokuroria përfundimisht e krimit, mbyll çështjen e Edi Ramës[FOTO]

Vasili: Prokuroria përfundimisht e krimit, mbyll çështjen e Edi Ramës[FOTO]

Publikuar më: 16:38 16-10-2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur çështjen në ngarkim të kryeministrit Edi Rama, pas padisë që depozitoi opozita pak kohë më parë në lidhje me audio përgjimin, ku pretendohej se implikohej vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.
‘’Opozita kërkoi hetim penal ndaj Ramës, pasi sipas tyre ka fshehur të vërtetën për dosjen ‘Babalja’. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll çështjen Ramës.
Prokuroria i dorëzohet përfundimisht krimit dhe i mbyll cështjen Edi Ramës.
Prokuroria që therret kryetarin e partisë demokratike për çështje ordinere.Prokuroria që mbulon provat në audiopergjimin e Agron Xhafës.
Sot prokuroria pas kallëzimit të opozites ndaj Edi Ramës që gjoja kishte kryer ekspertizën e audipërgjimit ja mbylli pacipësisht sot çështjen.Gazetarët në burg Edi Ramës i mbyllet çështja. Prokuroria i mbylli me parë çështjen Edi Ramës me një falje me facebook kur i bëri
QYTETARE!!!
REFORMA NE DREJTESI ISHTE BURG PER JU DHE MBULIM I CDO ZULLUMI PER EDI RAMEN
TURP,TURP,TURP!!!’’ shkruhet në statusin e Vasilit.

foto_vasili.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031249523162842