INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi: Bizneset të deklarojnë në etiketën e mallrave vlerat ushqimore, ja deri kur kanë afat

Vendimi: Bizneset të deklarojnë në etiketën e mallrave vlerat ushqimore, ja deri kur kanë afat

Publikuar më: 11:39 21-07-2018

Të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor detyrohen tashmë që të deklarojnë në etiketën e mallrave vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban një produkt i caktuar. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Bujqësisë.

Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kategorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave është miratuar të mërkurën, ndërsa qëllimi i tij është që konsumatori shqiptar të informohet dhe të zotëroje besim në tregun ushqimor veçanërisht përsa i përket karakteristikave të ushqimit, efekteve dhe vetive të tij.

Deri më sot, paraqitja e vlerave ushqimore nga OBU-të ishte fakultative, ndërsa me vendimin e ri këto operatorë detyrohen t’i paraqesin ato në etiketat e notifikuara të produktit.

Të gjithë produktet që aktualisht janë në treg dhe që preken nga ndryshimet e VKM-së në fjalë, do të vazhdojnë të shiten me etiketat aktuale të miratuara, por jo më shumë se një vit nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166