INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhet shtëpia e Mariah Carey. Mësoni sa është dëmi i shkaktuar…

Vidhet shtëpia e Mariah Carey. Mësoni sa është dëmi i shkaktuar…

Publikuar më: 13:57 20-10-2017

Mbrëmjen e djeshme është grabitur shtëpia e këngëtares amerikane Mariah Carey.

Sipas burimeve policore grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares rreth orës 3 pas mesnate nga një dritare në katin e dytë.

Sipas raporteve grabitësit nuk kanë vjedhur aksesorë me shumë vlerë të Mariah Carey-t, por kanë arritur të marrin vetëm çanta dhe syze që arrijnë vlerën e 50 mijë dollarëve. Grabitësit nuk janë identifikuar akoma.

Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës kur Mariah ishte në New York.

Article Logic
Execution time: 0.0042657852172852