INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen pamjet e kamerave dhe dinamika e ngjarjes në Bllok, kush e ngacmoi Elvana Gjatën?! Ja si reagoi i fejuari i saj! [FOTO]

Zbardhen pamjet e kamerave dhe dinamika e ngjarjes në Bllok, kush e ngacmoi Elvana Gjatën?! Ja si reagoi i fejuari i saj! [FOTO]

Publikuar më: 18:00 04-11-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Ndërkohë që janë zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë të ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sipas dëshmisë së pronarit të lokalit, Redi Popesku, këngëtarja Elvana Gjata është ngacmuar teksa ecte në trotuar me Ervin Matën dhe Mevjol Bilon, që rezulton të jetë kushëriri i saj nga nëna.

Sipas dëshmisë së Popeskut, të siguruar nga Panorama, një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë e fyejë këngëtaren. Në këtë moment kanë qenë të pranishëm Mevjol Bilo dhe Mata që janë acaruar dhe i janë afruar mjetit duke shkëmbyer fjalë.

“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar”, shkruhet në dosjen e Prokurorise.

zzz.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0009000301361084
    array(1) { ["section"]=> string(128) "zbardhen-pamjet-e-kamerave-dhe-dinamika-e-ngjarjes-ne-bllok-kush-e-ngacmoi-elvana-gjaten-ja-si-reagoi-i-fejuari-i-saj-foto-77609" }