INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 janari 2017 do të zhdukë furgonët, ja çfarë do të ndodhë

1 janari 2017 do të zhdukë furgonët, ja çfarë do të ndodhë

Publikuar më: 17:32 24-12-2016

Duke nisur që  nga 1 janari i vitit të  ardhshë m, të  gjithë  operatorë t e linjave të  autobusë ve ndë rytetas duhet të marrin licensat e reja në Ministrinë e Transportit.

Nga 1 janari i 2017 licensat e vjetra nuk do jenë funksionale, pasi hyn në fuqi ligji i ri për transportin e pasagjerëve me autobus mes qyteteve. Ligji i ri për transportin ndërqytetas të udhëtareve parashikon heqjen e furgonëve nga këto linja.

Kriteret janë përcaktuar qartë ndërsa licensat janë me afat 5-vjecar. Për një periudhë nga 3 – 9 muaj, Ministria e Transportit do të monitorojë zbatimin dhe funksionimin e rrjetit të linjave, si dhe të subjekteve të pajisura me licencë, me qëllim vlerësimin e operimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor.

Një nga kërkesat e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e terminaleve të utobuzëvë, po ashtu  shoqëritë duhet të rinovojnë 20 % të flotës së  mjeteve gjatë vitit të parë licensës.

Organizimi i ri ul ndjeshëm linjat e transportit interurban që janë aktualisht ne funksionim, nga 588 do të mbeten 326.

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104