‘Ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve’ më një slogan të tillë minatorët kanë zgjedhur të protestojnë sot në ditën e 1 Majit.
Ata protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre, kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave.
Ajo çka vihet tek shkallët e Ministrisë së Energjitikës është detaji se minatorët kanë vendosur kapele të verdha çka simbolizon edhe një pjesë të veshjes së tyre të cilat i përdorin ndërsa futen në miniera.
Madje në slogan shkruhet 'Ministria e vrasjes së minatorëve'.
Protestuesit janë mbledhur edhe pranë ‘Ushtarit të Panjohur’ në Tiranë.
Ata shprehen se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.