INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 000 të evakuar në Poloni pas zbulimit të një bombe gjermane

10 000 të evakuar në Poloni pas zbulimit të një bombe gjermane

Publikuar më: 18:52 09-07-2017

Autoritetet polake kanë ndërmarrë sot evakuimin e rreth 10 000 personave në Bialystok, në lindje të vendit, pas zbulimit të një bombe gjermane 500 kilogramë që datonte që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sipas autoriteteve bashkiake, banorët e 60 rrugëve në Bialystok dhe 45 të tjerave në dy komunitete janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për disa orë.

Ushtarakët theksuan se bomba, zbuluar gjatë disa punimeve ndërtimore, përbënte rrezik shpërthimi në momentin që ishte lëvizur nga një vinç.

Evakuimi përfshin gjithashtu rrugët që do të përshkojë kamioni ushtarak që do të transportojë lëndën plasëse në një terren ushtarak ku do të shkatërrohet.

Shumë bomba, që datojnë që prej Luftës së Dytë Botërore, gjenden herë pas here në kantieret polake dhe veçanërisht në Varshavë që është bombarduar nga pushtuesit gjermanë para fundit të konfliktit.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324