INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsye pse Ballkani duhet të jetë në listën e destinacioneve tuaja të preferuara

10 arsye pse Ballkani duhet të jetë në listën e destinacioneve tuaja të preferuara

Publikuar më: 20:29 04-04-2016

Vreshtat në Kroaci

Me 300 rajone zyrtare të vreshtave të shpërndara përgjatë bregdetit kroat nuk është e vështirë ta gjeni përmes tyre rrugën për në destinacion. Niseni nga qyteti jugor i Dubrovnikut, një trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO, e famshme për qytetin e vjetër me mur, përpara se të vazhdoni me makinë një orë përgjatë bregut të gadishullit Peljesac. I njohur për prodhimin e verës së kuqe në ngjyrë rubin Postup, e para verë organike e certifikuar në vend nga brezi i tretë i familjes Kriz, zotërues të një punishteje verërash.

Gatuani si një vendas

Një nga mënyrat më të mira për të arritur në zemër të vendit, është të ndash bukën me njerëzit e saj. Hani sipas mënyrës tuaj në zonat rurale të Bosnjës dhe Herzegovinës përmes lëndinave pranë qytetit Trebinje në një tour të udhëhequr nga shefat e restoranteve lokalë që do të ndajnë sekretet e tyre me ju. Furnizohuni me ingredientët përkatës gjatë udhëtimit në fermat dhe dyqanet lokale, përpara se të mësoni si të përgatisni pjatat në mënyrën më tradicionale të mundshme: duke pjekur në shkopinj hardhie, duke gatuar në poca balte dhe pjekur mish qengji mbi një gur të madh të nxehtë. 

Udhëtoni në këmbë përmes Zemrës së Ballkanit

Shtegu Via Dinarica, gjarpëron 400 m e gjatë përmes 20 parqeve kombëtare, 19 pikave turistike të mbrojtura nga UNESCo dhe 200 maleve përfshirë majat më të larta të Alpeve Dinarike ndërsa kryqëzon kufinjtë e 8 shteteve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnia dhe Herxegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Zhvendoseni udhëtimin në segmentin që njihet si një nga ekspeditat e Vizioneve të Gjelbra, në udhëtimin 8 ditor në Via Dinarica, përmes Malit të Zi dhe Bosnie Hercegovinës, që përfshin rafting dhe kanionet më të thella në Europë, të ndjekura nga shtëpi një-katëshe të vendosura në breg të lumit.

Merrni rrugën që ju çon në Romë

E ndërtuar nga Romakët në shekullin e 3-të para Krishtit, rruga  Egnatia, sëbashku me rrugën Apia në Itali , lidhnin pjesët lindore dhe perëndimore të perandorisë , duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë në rrugën nga Roma në Stamboll. Filloni në Durrës, qytetin e fundit bregdetar përpara Romës që shtrihet në bregun e Adriatikut dhe kaloni përmes shtegut të rihapur 290 milje të gjatë që mbaron në Thessaloniki, Greqi ku ju do të përshkoni rrugë të lashta dhe ndalesa romane. 

Safari përmes parqeve të Maqedonisë

Vazhdoni udhëtimin me një xhip për safari përmes Parkut kombëtar të Maqedonisë “Mavrovo”, shtëpia e disa prej arinjve të fundit të egër të murrmë, ujqve, rrëqebujve, dhive të egra ku rojtarët e pyllit do t’ju tregojnë si të gjurmoni dhe të dalloni arinjtë e murrmë në udhëtim gjatë natës dhe ditës. Kompania “Balojani Bear Tours” nis turin e saj 8 ditor në Maj të udhëtimeve në këmbë gjatë ditës e më pas pushimin natën në shtëpitë për qëndrim të fshatarëve të zonës ku do të gostiteni nga ushqime tradicionale të vendit.

Vizitoni zonën e vjetër Otomane

Një linjë kalon nëpër qendrën e qytetit të vjetër të Sarajevës, ose Baščaršija, duke shënuar " takimin e kulturave " me arkitekturë otomane në njërën anë dhe austro-hungareze në anën tjetër . Drejtohuni për nga pjesa otomane dhe ndaloni në oborrin e një hani të vjetër të mbetur si ai Morica Han, i cili dikur ka qenë një han për karvanët e tregtarëve gjatë kohës turke. Tani ky vend është i mbushur me restorante, kafene dhe pazare shumëngjyrëshe që shesin rrugica dhe fenerë që varen. Mos lini pa i shijuar qytetit të vjetër tre specialitete ushqimesh si Cevapcici, salcice viçi dhe byrek e pasta të mbushura me mish. 

Kalojeni fundjavën duke kërcyer në Beograd

Nga maja e Kalasë së Beogradit, ju mund të hidhni shikimin poshtë dhe të shikoni pikën ku lumenjtë Sava dhe Danub takohen, duke i dhënë kryeqytetit të Serbisë  përcaktimin si  “Porta drejt Ballkanit”. Metropoli aktiv ka një grimë nga sharmi bohemian falë rrugës Skadarska, versioni i lagjes pariziene “Montmartre” të Beogradit, por qyteti ende shihet si kryeqyteti i jetës së natës në Ballkan. Çdo fundjavë në verë, zona Savamala transformon në Arenë Verore zhurmuese ku 2000 persona  mbushin hapësirën në ajër të hapur, me Dj dhe muzikë Techno, Trap, Deep house dhe hyrja kushton vetëm 2 euro.

Lundroni në Gjirin e Kotorrit

Telefononi një shtëpi ndërtuar buzë ujit, ndërsa uleni dhe eksploroni pamje mahnitëse, pjesë e  trashëgimisë botërore të UNESC-os si dhe Gjirin e Kotorit në Mal të Zi,  i quajtur “Fjordi jugor i Europës”. Shëtisni rrugëve të qytetit të vjetër me muret që datojnë që nga shekulli I 12-të dhe enduni nëpër pallatet e stilit Barok nga ku mund të shohësh ishullin “Our lady of the rock”. Nëse nuk jeni mjaftuar me pikat kryesore të bregdetit të Malit të Zi, hipni në një krocera në një udhëtim përqark Kotorrit duke eksporuar pika si Herceg Novi në kufirin kroat dhe brigjet me rërë pranë Shqipërisë.

Gjeni prehje në Liqenin Bled

Një statujë e Ziva-s, perëndeshës së dashurisë, qëndronte dikur aty ku shtrihet sot kisha Gotike, në ishullin Bled, në lindje të liqenit me të njëjtin emër në Slloveni. Shiheni më nga afër duke u ngjitur nëpër rrugicat e gurit deri në lartësinë e Kishës së Supozimeve dhe ndiqni legjendën duke i rënë “këmbanës së dëshirave” tre herë. Pasi ta keni lënë folklorin pas, prehuni në të vetmin plazh të liqenit, Grajsko kopališče, ose eksploroni zonën hipur mbi kalë përmes shtigjeve pyjore dhe lëndinave.

Argëtohuni në një kryeqytet në ndërtim e sipër

Kryeqytetet e Europës Lindore si Praga kanë patur momentet e tyre. Tirana në Shqipëri, ka dalë nga hijet e komunizmit duke ofruar një miks të shpirtit, kurajos dhe shkëlqimit të papritur me stilin e saj arkitekturor Otoman, bulevardin e madh ku radhiten njëri pas tjetrit dyqane dhe restorante dhe jetën e natës shpërthyese. Që nga bari “Sky Club” nga ku mund të keni një pamje 360 gradë të qytetit, ose të drejtoheni poshtë për nga qendra e Tiranës dhe të shijoni bredhjet nga Blloku ku dikur shtëpitë e ish funksionarëve të shtetit, janë sot pube apo bare.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324