INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

10 ditë për programin. LSDM do dorëzojë dhe emrat e kabinetit qeveritar [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 19-05-2017

Lëvizja Social Demokrate e Maqedonisë do ta dorëzojë brenda 10 ditësh në Kuvend programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të kësaj partie, të cilët janë shprehur për mediat maqedonase, se proceset duhet të ecin përpara. Sipas zyrtarëve të LSDM-SË “do të realizohen bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit, me qëllimin që të krijohet një qeveri funksionale në interes të qytetarëve”. Ata kanë shkuar edhe më tej duke u shprehur se “ qytetarët e kanë pësuar prej veprimeve të VMRO DPMNE-së dhe Gjorgje Ivanovit”. Gjatë ditës së premte pritet të takohen përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re. Burime nga LSDM kanë bërë të ditur për mediat maqedonase se “të paktën dy poste ministrore në kabinet i janë rezervuar Aleancës për Shqiptarët, por nuk bëhet e ditur se cilat institucione do të drejtohen nga kjo forcë politike. Ndërkohë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në një emision televiziv ka thënë se kjo qeverisje do të jetë e vështirë. “Nuk do të jetë e lehtë qeverisja në këtë vend”-deklaroi Ahmeti duke ju referuar krizës politike në të cilën u fut vendi, por edhe problemeve me institucionet e kryesisht me gjyqësorin.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824