INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 tërmetet më të fuqishme në 100 vjetët e fundit

10 tërmetet më të fuqishme në 100 vjetët e fundit

Publikuar më: 10:02 20-09-2017

Çdo ditë ndodhin tërmete të vogla në vende të ndryshme të botës. Vendet më të prekura nga tërmetet e përhershme janë Kalifornia, Alaska, Guatemala, Kili, Peruja, Indonezia, Irani, Pakistani, Portugalia, Turqia, Zelanda e Re, Greqia, Italia dhe Japonia.

Që prej vitit 1900 ka pasur rreth 18 tërmete të mëdha (7 – 7.9 ballë) në vit. Pjesa më e madhe e tërmeteve në botë (rreth 90 për qind e tyre) ndodhin në një zonë në formë patkoi rreth 40 mijë kilometra në rripin sizmik të Paqësorit, i njohur gjithashtu si Rrethi i Zjarrtë i Paqësorit.

Tërmetet masive ndodhin dhe në kufijtë e pllakave të tjera kontinentale gjithashtu. Njerëzit mund të shkaktojnë tërmete duke ndërtuar diga dhe ndërtesa të mëdha dhe duke injektuar lëngje në puse nafte. Me rritjen e rrufeshme të mega-qyteteve si Meksiko Siti, Tokio apo Teheran në zona sizmike me rrezik të lartë, sizmologët paralajmërojnë se një tërmet i vetëm mund të kushtojë jetët e deri në 3 milionë njerëzve.

Tërmetet nuk ndodhin vetëm në sipërfaqen të tokës. Ato mund të ndodhin dhe nën sipërfaqen e oqeaneve duke shkaktuar cunami. Si pasojë krijohen valë të mëdha me distancë prej rreth 100 kilometrash dhe periudha mes valëve mund zgjasë nga pesë minuta në një orë.

Cuname të tilla udhëtojnë me 600-800 kilometra në orë, në varësi të thellësisë së ujit. Cunamit mund të udhëtojnë gjithashtu dhe me mijëra kilometra në oqean të hapur duke shkaktuar katastrofa në brigjet e prekura. Janë disa tërmete në histori që kanë tronditur tokën e kanë shkaktuar qindra mijëra të vdekur.

Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter.

1. Shaanxi, Kinë, 1556

Tërmeti më vdekjeprurës i gjithë kohërave, i cili ka ndodhur para 450 vjetësh. Me epiqendër në provincën Shaanxi, tërmeti i vitit 1556 mori jetën e 830 mijë njerëzve. Forca e tërmetit arrinte në 8 ballë sipas shkallës Rihter. Ky tërmet ishte rreth 30 herë më i fortë se i fundit në Tahitit dhe strukturat para moderne s’mund të përballonin një tërmet të kësaj shkolle.

2. Tangshan, Kinë, 1976
Kina ka fatin e keq të ketë pasur tërmetin e dytë më vdekjeprurës, atë të vitit 1986, i cili godit verilindjen e vendit. Tërmeti pati dy goditje të forta, njëra pas tjetrës. Numri i vdekjeve u numërua në rreth 700 mijë vetë, por që prej atëherë është rishikuar dhe është ulur në 250 mijë.

3. Cunami i Oqeanit Indian, 2004
Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fortë shkundi fundin e oqeanit Indian, duke lëshuar një energji të barabartë me 23 mijë bomba atomike. Tërmeti më i madh në 40 vjetët e fundit shkaktoi një cunami në oqeanin Indian duke ngritur dallgë rreth 100 metra në 11 vende. Mendohet se numri i atyre që humbën jetën nga kjo katastrofë ishte 227, 898.

4. Haiuan, Kinë, 1920
Më 16 dhjetor 1920 tërmeti në Haiuan, i cili arriti në 7.8 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi lumenjtë të ndërronin rrjedhën dhe rrëzoi male të tëri. Shkatërrimi u shtri në shtatë provincat e Kinës. Sjiahem, një qytet në Xiji u fshi nga faqja e dheut. Rreth 200 mijë njerëz humbën jetën në këtë katastrofë natyrore që u ndje deri në Norvegji.

5. Kanto, Japoni, 1923
Pak para mesditës së 1 shtatorit 1923 një tërmet me shkallë 7.9 ballë Rihter tronditi gjithë zonën metropolitane të Tokios dhe Jokahamës. Dridhjet e dhunshme lanë shumë pak banesa në këmbë dhe shkaktuan një cunami që u ngrit deri në 12 metra. Por dëmi vazhdoi për disa ditë me radhë, duke shkaktuar zjarre e shembje të vazhdueshme e duke vrarë thuajse gjysmën e Tokios.

6. Haiti, 2010
Tërmeti prej 7 ballësh që goditi kryeqytetin e Hatitit ka shkaktuar mbi 200 mijë të vdekur. Rreth 300 mijë të tjerë u plagosën nga tërmeti kurse 250 mijë shtëpi u shkatërruan. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në Karaibe në 200 vitet e fundit.

7. Turkmenistan, 1948
Në shumë pak minuta, një tërmet 7.3 ballë sipas shkallës Rihter në tetor të vitit 1948 e ktheu qytetin Ashgabat në një grumbull hiri. Mijëra doktorë, infermiere dhe staf mjekësor fluturuan nga Moska dhe qytetet e tjera ruse për të ndihmuar të lënduarit në atë që sot quhet Turkmenistan. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, 110 mijë njerëz humbën jetën.

8. Sichuan, Kinë, 2008
Mbi 87 mijë njerëz vdiqën në tërmetin vdekjeprurës në Kinë, në vitin 2008 dhe thuajse 10 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 86 miliardë dollarë. 10 mijë fëmijë vdiqën nëpër shkolla dhe kjo çoi në hapjen e një hetimi që rezultoi se 20 përqind e shkollave fillore mund të ishin ndërtuar në mënyrë të pasigurt.

9. Kashmir, Pakistan, 2005
Kashmiri, i cili është kufiri i një lufte të madhe mes Indisë dhe Pakistanit është dëmtuar mjaft. Një tërmet masiv e goditi më 5 tetor 2005 duke i shtuar telasheve dhe problemeve të provincës. Tërmeti 7.6 ballë shkaktoi 79 mijë të vdekur dhe la miliona njerëz të pastrehë. Shpëtimi u bë më i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

10. Mesina, Itali, 1908
Sipas standardeve të sotme, tërmeti që goditi rripin e Mesinës që ndan rajonin e Sicilisë nga Kalabria më 28 dhjetor 1908 ishte 7.5 ballë. Një cunami e pasoi duke ngritur dallgët rreth 80 metra dhe duke u përplasur në bregun italian. Më shumë se 80 mijë vetë u vranë dhe dhjetëra qytete u shkatërruan. Refugjatët nga Mesina u vendosën në qytetet italiane. / InTv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102