INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit

10 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar më: 10:02 05-07-2017

Temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun e përhapjes së zjarreve në vend. Përgjatë 24 orëve të fundit pati 10 vatra zjarri në pyje në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat, duke lënë pas dëmë të mëdha mjedisore.
Në një njoftim për shtyp, Emergjencat Civile sqarojnë se shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me gjithë vështirësitë e terrenit. Për fikjen e flakëve në të gjithë operacionet janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës.
Mësoni situatën e zjarreve sipas qarqeve
QARKU BERAT
Në fshatin Bogovë, Çorovodë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë për shuarjen e tij shkuan dhe banorë të zonës. Për pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.
Sot në mëngjes vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri dhe forcat zjarrfikëse po punojnë.
QARKU FIER
Në fshatin Gjorgos, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre shkuan edhe 10 forca nga Drejtoria Pyjore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre, ferra dhe pisha.
Në fshatin Zhamë, Lushnje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan dhe banorë të zonës si dhe 8 forca nga Drejtoria Pyjore Lushnje. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 3 ha shkurre, ferra dhe disa ullinj të rinj.
Në lagjen “29 Marsi”, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikohej qendra e banuar. Shërbimi vendor i zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin plotësisht. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 2 dynymësh me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Zhupan, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Megjithë ndërhyrjen u dogj një sipërfaqe 2 dynym shkurre, ferra dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj të rinj.
QARKU VLORË
Në fshatin Armen, Selenicë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 2 automjete zjarrfikëse dhe 15 forca u angazhuan për shuarjen e flakëve. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë zjarri u shua plotësisht, por u dogj 1 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj.
Në fshatin Zvërnec, Vlorë flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, çka solli djegien e një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe pisha.
QARKU SHKODËR
Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Zjarrfikëset e Malësisë së Madhe fikën zjarrin brenda pak minutash duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 3 dynymësh me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe ra zjarr dhe u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me bimë medicinale.
QARKU DURRËS
Në Gjiri i Lalzit, në afërsi të stacionit të trenit, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një operacioni që zgjati rreth një orë zjarri u fik, por u dogj rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984