INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 vjet Pavarësi! Kryemadhi i uron Kosovës hyrjen në familjen evropiane

10 vjet Pavarësi! Kryemadhi i uron Kosovës hyrjen në familjen evropiane

Publikuar më: 13:17 17-02-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi uron Kosovën në këtë ditë të veçantë për të, duke i uruar përfshirjen sa më të shpejtë në familjen evropiane. Kryemadhi shkuan se kjo është një ditë ku çdo shqiptar, më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet.
Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit
Gëzuar Kosovë!
10 vjet më parë pavarësia e Kosovës ishte lajmi më i gëzuar për të gjithë shqiptarët anekënd botës. 10 vjet më parë hareja dhe gëzimi ishin pjesë e jetës së çdo shqiptari, pavarësisht vendit ku ndodhej. 10 vjet më parë media ndërkombëtare i kushtoi vëmendjen maksimale shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri dhe ndoshta nga më të vuajturit në Evropë. 10 vjet më parë, sakrificat, përpjekjet dhe lufta e një kombi së bashku dhe me mbështetjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve sollën pavarësinë e munguar ndër shekuj. Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari, që më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet. 10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën, por mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane. Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptareve pjesë e familjes së madhe evropiane.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498