INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100 vite pasi gjyshi mori shtetësinë amerikane, shqiptarja kërkon...

100 vite pasi gjyshi mori shtetësinë amerikane, shqiptarja kërkon...

Publikuar më: 08:23 22-06-2018

Mundësitë për të siguruar shtetësinë amerikane shkojnë përtej çdo mundësie. Një shqiptare, gjyshi i së cilës ka pasur shtetësi amerikane, kërkon të dijë nëse dhe ajo mund ta përfitojë shtetësinë amerikane, edhe pse gjyshi i saj nuk jeton më. Ajo ka zgjedhur që ti shkruajë avokatit Kieran Both për të marrë më shumë të dhëna për këtë çështje. Ajo thotë se babai por dhe gjyshi i saj kanë shtetësi amerikane, dhe a mundet që dhe ajo të përfitojë edhe pse ka lindur në Shqipëri. Përgjigja ishte befasuese për shqiptaren.
“Përshëndetje Z. Both,
Kam dëgjuar për ju që jeni një avokat i mirë dhe shpresoj që të më ndihmoni . Gjyshi im ka banuar për një kohë të gjatë në Detroit, Michigan, dhe është bërë shtetas amerikan në vitin 1923. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1967. Babai im ka lindur kur gjyshi e kishte marrë shtetësinë amerikane. A mund të përfitoj unë si mbesë e gjyshit amerikan dhe si vajzë e shtetasit amerikan? Halla ime(motra e babait) aplikoi në ambasadën amerikane në Tiranë, në vitin 1993, dhe përfitoi statusin nga babai i saj . Ajo tani është shtetase amerikane dhe banon në SHBA duke i gëzuar të gjitha të drejtat e saj si shtetase. Ju lutemi më njoftoni nëse mund të përfitoj edhe unë shtetësinë amerikane nga babai im .
Me respekt
M.
Tiranë, Shqipëri.
Kieran Both:
“Ju falenderoj për leximin e rubrikës sonë. Sipas informacionit që na jepni, ju mund të konsideroheni shtetase amerikane, por varet nga ligji që ka qenë në kohën kur keni lindur. Një individ mund të jetë shtetas amerikan që në lindje, përmes prindit edhe në qoftë se ka lindur jashtë kufijve të SHBA apo territoreve të saj.
Ligjet me kalimin e kohës kanë ndryshuar por zakonisht kërkohet që njeri nga prindërit duhet të jetë shtetas amerikan kur lind fëmija dhe prindi duhet të ketë banuar për një kohë të caktuar në SHBA. Çështjet e shtetësisë amerikane janë komplekse dhe mund të kërkojnë analizë ligjore të kujdesshme. Gjithsesi, dy janë rrugët kryesore për marrjen e shtetësisë amerikane përmes prindërve: E para me lindjen e fëmijës, dhe e dyta pas lindjes së fëmijës deri në moshën 18 vjeç. Prindër konsiderohen babai gjenetik , nëna gjenetike si edhe nëna jo-gjenetike në qoftë se ajo është prindi legal në kohën e lindjes , sipas ligjit përkatës.
Shtetësia e fituar që në lindje për fëmijën lindur jashtë territorit amerikan.
-Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur të dy prindërit e tij janë shtetas amerikan dhe të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës, dhe së paku njëri nga prindërit të ketë banuar në SHBA ose territoret e saj, para lindjes së fëmijës.
-Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur të dy prindërit ndodhen të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës dhe së paku njëri duhet të ketë qenë shtetas amerikan, dhe dita e lindjes bie në ose pas 14 nëntorit të vitit 1986, dhe prindi shtetas amerikan ka qenë qenë fizikisht prezent në SHBA (ose territoret e saj), për të paktën një periudhë prej pesë vjetësh para lindjes së fëmijës. Gjithashtu, në qoftë se prindi shtetas amerikan ka qenë fizikisht jashtë Amerikës me një nga detyrat, e mëposhtme, ato i plotësojnë kërkesat për shtetësinë e fëmijës”.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256