INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Brisida Gjikondi në KafeIN: Qeveria po lë në harresë figurën e tij, pa të do ishim kurdët e Ballkanit! [VIDEO]

100-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, Brisida Gjikondi në KafeIN: Qeveria po lë në harresë figurën e tij, pa të do ishim kurdët e Ballkanit! [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 23-01-2019

Nesër është 100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, por qeveria duket se ka interesa të tjera përveçse të kujtojë babain e kombit. Kështu është shprehur sot gjatë intervistës në emisionin Kafein në INtv, juristja dhe aktivistja e shoqërisë civile Brisida Gjikondi.

E pyetur nga moderatori i emisionit, Flavio Qarri, Gjikondi tha se të harrosh themeluesin e shtetit shqiptare dhe kryeministrin e parë, është njësoj si të mohosh identitetin tënd si komb.

“Ne sot do të ishim kurdët e Ballkanit, pa identitet, nëse nuk do të ishte një burrë shteti si Ismail Qemali”, u shpreh Gjikondi.

Aktivistja e njohur e shoqërisë civile tha se çdo qeverisje duhet të kujtojë babain e kombit. Por sipas saj, teza e patriotizmit me të cilën propaganda qeverisëse mbushi median ka rënë.

Pas vendimit të qeverisë për vendosjen e fotos së Ismail Qemalit në çdo zyrë e deri tani s’ka ndodhur asgjë.

Gjikondi i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin nga qeveria por ta kujtojnë ata këtë figurë që sot prehet në Kaninë, siç dhe la amanet para se të vdiste.

“Heshtja totale e qeverisë tregon se Ismail Qemali është pasqyra dinjitoze që kryeministri ka frikë të shohë shëmtinë e tij”, ka thënë sot gjatë intervistës së saj juristja e njohur Brisida Gjikondi.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223