INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
104 vjetori i Ushtrisë Kombëtare, ja urimi i presidentit Nishani

104 vjetori i Ushtrisë Kombëtare, ja urimi i presidentit Nishani

Publikuar më: 14:44 04-12-2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, uroi sot FA-të me rastin e 104 vjetorit të tyre.

Sipas Nishanit 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhore në historinë e shtetit shqiptar, krijimin e Ushtrisë Kombëtare.
Kreu i Shtetit tha më tej se 4 Dhjetori, për të gjithë ushtarakët dhe për të gjithë popullin, është një ditë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe për të nderuar gjithçka bënë heronjtë e vërtetë.

“Tashmë e kemi gjetur udhën. Po ecim pa u ndalur drejt një të ardhmeje të sigurtë me Forca të Armatosura që kryejnë më së miri rolin e vet në botën e sotme të turbullt me plot të papritura. Kishim ushtri “të madhe”, por nuk kishim liri dhe eksportonim konflikt. Kemi ushtri “të vogël”, por kemi liri dhe eksportojmë paqe. Garantojmë sigurinë e vendit. Kemi pjesëmarrje shembullore në misione ndërkombëtare. Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia dhe liria”, u shpreh Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545