INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 persona mbetën të izoluar në një plazh në Sarandë[FOTO]

12 persona mbetën të izoluar në një plazh në Sarandë[FOTO]

Publikuar më: 15:29 25-07-2017

Një ngjarje e rëndë është shmangur nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, që ka shpëtuar 12 persona, prej të cilëve 6 ishin fëmijë në plazhin e Sarandës.
Në sallën operative u morr një njoftim nga shtetasi B. K, i cili i sqaroi se ndodhej në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë. Duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar shumë ata janë ndierë të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’ju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona:
1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjendje shëndetësore të mirë shëndetësore. Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor pa probleme.

sara.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824