INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 vjet nga tragjedia e 9 janarit. Familjarët kërkojnë drejtësi

14 vjet nga tragjedia e 9 janarit. Familjarët kërkojnë drejtësi

Publikuar më: 09:48 09-01-2018

Përkujtohet tragjedia e 9 Janarit të vitit 2004. Pas 14 vitesh familjarët dhe të afërmit e viktimave kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Shoqata 9 Janari” shpreson se drejtësia do të bëjë detyrën e saj. Ata ngrenë zërin duke u shprehur se viktimat dhe të mbijetuarit nuk mund të trajtohen si kriminelë për shkak se tentuan të emigronin në Itali në kërkim të një jete më të mirë. Ata akuzojnë si kriminelë ata funksionarë, pjesëtarë të strukturave qendrore dhe lokale të policisë së shtetit që organizonin trafik të qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë.

PROTESTA_E_SHOQATES_9.jpg

Në deklaratë e saj “Shoqata 9 Janari” thotë se rrjeti ishte i mirë organizuar dhe të përfshiheshin 30 oficerë nga Shkodra deri në Vlorë. Sipas tyre edhe pse asokohe u shkarkuan, sot një numër i madh i tyre janë në detyra kyçe. Shpresat ata i kanë tek Vettingu. Në tragjedinë e 9 Janarit 2004 gjeten vdekjen 28 persona. 20 persona u gjeten të mbytur pasi udhëtonin me një gomone të nisur nga Porti i Vlorës, ndërsa 8 të tjerë edhe sot rezultojnë të zhdukur.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666