INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 viktima dhe 695 raste me Covid në 24 orët e fundit

17 viktima dhe 695 raste me Covid në 24 orët e fundit

Publikuar më: 17:32 07-12-2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1963 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 695 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

https://cms.intv.al/89b98a7e-3d00-456d-bf72-f46fb324b1f5" alt="lg.php.gif" />

Covid-19 u ka marrë jetën dhe 17 pacientëve të tjerë: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652