INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
200 mijë euro për një vend pune, arrestohet çifti i bashkëshortëve

200 mijë euro për një vend pune, arrestohet çifti i bashkëshortëve

Publikuar më: 10:48 22-05-2018


Policia e Fierit ka vendosur në pranga një çift bashkëshortësh për mashtrim.200 mijë euro për një vend pune, arrestohet çifti i bashkëshortëve

Sipas informacioneve Fisnik Kajolli, 34vjeç dhe Migena Kajolli, 27 vjeç banues në Dërmënas, Fier, akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë mashtruar disa qytetar duke ju marr 200 mijë euro për një vend pune në kompani të ndryshme private.

NJOFTIMI I POLICISË
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç
2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809