Një ngjarje e frikshme është regjistruar në zonën e Saukut në Tiranë, ku një student 21-vjeçar ka tentuar të rrëmbej një adoleshente.
I riu e përndiqte për disa muaj vajzën 18-vjeçe, ndërsa dy ditë më parë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip “BMW X6”.
Ka qenë ndërhyrja e shpejt e kalimtarëve dhe i policisë ka kanë bërë të mundur parandalohet rrëmbimi i shtetases me inicialet XH.N.
Mbi 21-vjeçarin Irind Kateshi, rëndon akuza e "përndjekjes".
KALLEZIMI
Të mërkurën, rreth orës 22:45, është paraqitur në Komisariatin nr.1 shtetasja Xhoena N., 18 vjeçe, nga Skrapari dhe banuese në Farkë të Vogël të Tiranës, e cila ka denoncuar se është përndjekur nga një person, i cili ka tentuar ta fusë me forcë në makinë.
Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.
“Konkretisht, sot (të mërkurën), rreth orës 22:30, Irind Kateshi më ka pritur në rrugë dhe ka tentuar të më fusë me forcë në makinën e tij. E kisha parë makinën nga larg dhe telefonova Policinë, pasi ky person më përndiqte prej kohësh. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë veprimet e Irind Kateshit”, ka deklaruar në kallëzimin e saj 18-vjeçarja Xhoena N.