Për të maksimalizuar votat për partinë socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit, 23 parti të vogla, aleate të saj kanë vendosur të tërhiqen nga gara. Vendimi është bërë publik nga Petro Koçi, menjëherë pas takimit me kryesocialistin Rama në selinë rozë.
Por ky vendim është kundërshtuar nga aleatët historik të socialistëve Skënder Gjinushi e Paskal Milo.
Edhe në kampin e djathtë ky vendim është marrë prej ditës, ku Lulzim Basha ka vendosur të përfshijë në listat e kandidatëve për deputetë disa nga aleatët e tij. Por ndryshe ndodh në kampin e majtë, pasi listat e kandidatëve tashmë janë mbyllur, dhe mundësia e negocimit mund të jetë bashkëqeverisja në rast së PS arrin të dalë fituese në 25 qershor.
23 parti tërhiqen nga gara e 25 qershorit: PS të marrë 71 mandate